Komuna e Suharekës ka marrë vendim që parkingun e saj të shfrytëzojnë edhe bashkatdhetarët të cilët këto ditë do t’i kalojnë në vendlindje.
Në vendimin e kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, urdhërohet Drejtoria për Administratë që të gjitha automjetet private me tabela të huaja t’ju lejohet shfrytëzimi i parkingut në oborrin e komunës.
Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë edhe në kryerjen e shërbimeve administrative.
Ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 16 gusht. /KP/