Telegrafi

Komuna e Strumicës: Tenderat për të cilat flet Zvërlevski janë për katër rrugë të ndryshme

“Gënjeshtër është se për asfaltimin e një rruge të njëjtë në Komunën e Strumicës janë nënshkruar katër marrëveshje të veçanta”, kanë reaguar nga Komuna e Strumicës ndaj komunikatës së sotme të Prokurorisë Themelore, të cilët thanë se do të ndjekin penalisht keqpërdorimet nga një zyrtarë në Komunën e Strumicës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Prokuroria Publike ka ngritur padi penale për një zyrtar të lartë në komunën e Strumicës

“Nuk është e saktë se bëhet fjalë për një rrugë, por bëhet fjalë për katër rrugë të veçanta. Rrugët madje nuk ndodhen në afërsi. Për ta është bërë vlerësim i veçantë me çka edhe është vërtetuar se vlera e çdo rruge nuk kalon mbi 5 mijë euro. Bazuar në llogaritjet për çdo rrugë në mënyrë të veçantë, është përgatituar plan vjetor për shpalljet publike, të cilat janë në përputhje me ligjin për thirrjet publike”, thuhet në reagimin e Komunës së Strumcës./Telegrafi/