Telegrafi

Komuna e Strumicës: Punojmë sipas ligjit, nuk kemi frikë

Komuna e Strumicës me një deklaratë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se nuk është hera e parë që policia financiare i ”viziton” për dyshime.

”Nuk është hera e parë që Komuna jonë ”vizitohet” nga policia financiare por ne jemi të qetë dhe nuk kemi problem. Për nevojat e tyre ne ju kemi siguruar të gjitha dokumentet dhe tani ata, si çdo herë tjetër, duhet të kontrollojnë të gjitha dokumentet dhe përsëri nuk mund të gjejnë asgjë. Ne punojmë sipas ligjit dhe kjo është e tëra.” shkruajnë nga Komuna e Strumicës./Telegrafi/