Telegrafi

Komuna e Strumicës promovoi strategji për barabarësi të plotë gjinore

Komuna e Strumicës sot në një tryezë të rrumbullakët promovoi strategji për barabarësi gjinore, e cila përbëhet nga 4 pjesë: ndihmë ekonomike për gratë, arsim i përgjegjshëm gjinor, ndalim të dhunës gjinore dhe rritje të pozitës së gruas në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komuna e Strumicës është njëra nga komunat e cila është e përfshirë në pilot projektin “UN Women”. Qëllimi i këtij projekti është që të largohen pengesat e deri tanishme dhe të arrihet barabarësi gjinore, si në buxhet ashtu edhe në politikë”, deklaroi Nela Masalkovska nga departamenti i zhvillimit ekonomik lokal, në Komunën e Strumicës.

Sipas organeve komunale, këtë strategji e kanë përgatitur grupet pjesëmarrëse në afat prej 8 muajve dhe është dokumenti i parë i këtij lloji në Komunën e Strumicës./Telegrafi/