Site icon Telegrafi

Komuna e Strumicës mbetet në duar të LSDM-së

Zhvillimet lokale në komunën e Strumicës e cila udhëhiqet nga LSDM-ja kanë marrë kahje tjetër, pas njoftimeve të djeshme se këshilli komunal në këtë komunë është marrë nën kontrollë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Metodi Vitanov, protagonisti i këtyre zhvillimeve ka reaguar, duke e ka akuzar partinë OBRM-Popullore për manipulim të tij. Ai njofton se ka dhënë dorëheqje nga partia e tij e deritanishme dhe se më tej do të veprojë si këshillëtar i pavarur në komunën e Strumicës, duke e respektuar vendimin e tashmë ish-partisë së tij për të bashkëpunuar me OBRM-PDUKM-në.

Njëkohësisht, Vitanov bën të ditur se veprimtarinë e tij do ta vazhdojë në mbështetje të grupit të këshillëtarëve të LSDM-së, çka e rikthen situatën në këtë komunë në gjendjen e mëparshme.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja njofti dje se në Strumicë është ndryshuar përbërja e këshillëtarëve pas bashkimit të një këshillëtari në grupin e tyre. Ata kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit për të verifikuar shumicën dhe për të zgjedhur kryetar të ri të Këshillit dhe ushtrues të ri detyre kryetar komune në Strumicë./Telegrafi/

Exit mobile version