Komuna e Strumicës ka reaguar ndaj konferencës së djeshme për shtyp të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku ai akuzon rëndë Kryeministrin Zoran Zaev, për gjoja keqpërdorime gjatë kohës sa udhëhiqte me këtë komunë.
Në reagim, komuna thotë se me përgjegjësi të madhe demantojnë thashethemet për përplasje interesash, të dala në opinion nga Mickoski.
Komuna sqaron se parcela në fjalë i është shitur personit fizik, Sashko Bërndevski, përmes ankandit elektronik dhe në mënyrë transparente, si edhe ndryshimi i investuesit është bërë gjithashtu në mënyrë të rregullt.
Sipas tyre, Mickoski synon diskreditimin e kësaj komune dhe njollosjen e ish-kryetarit të saj, tani Kryeministër./Telegrafi/