Vizitorët në Liqenin e Strugës këtë verë nuk do të mund t’i përdorin anijet biçikletë, sepse komuna, me një vendim të këshillit, ndalonte përdorimin e tyre. Arsyeja për këtë është aksidentet e shumta me pasoja vdekjeje në vitet e fundit, thotë kryetari Merko. Ai shton se ai nuk ka ndërmend hap debat për këtë çështje, për më tepër se këto objekte për zbavitje në pajtim me ligjin trajtohen si pajisje urbane për të cilën lejet jepet nga vetëqeverisja lokale dhe jo nga Kapiteni i porteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç sigurisë, është e nevojshme të shqyrtohet seriozisht aspekti ekologjik i përdorimit të anijeve në Liqenin e Ohrit, thonë ekspertët. Nga viti në vit numri i përdorimit të anijeve për qëllime komerciale për transportin e udhëtarëve po rritet. Pa përjashtim, të gjithë përdorin motorë me djegie të brendshme. /Telegrafi/