Komuna e Strugës ka publikuar korrespodencën me parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku Parlamenti i drejtohet komunës së Strugës vetëm në Maqedonisht, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga komuna e Strugës thuhonë ”Të prekur rëndë nga sjellja dhe praktika sa absurde aq edhe ksenofobe denoncojmë poshtërimin që i bëhet Gjuhës Shqipe në nivelet më të larta të shtetit. Rasti i radhës ka të bëjë me një kërkesë të Komunës së Strugës, në fushën e urbanizmit, për një inrepretim autentik ligjor drejt komisionit juridiko ligjor, përkatësisht drejt Kuvendit të Rëpublikës së Maqedonisë.
Dokumenti ynë zyrtar (kërkesa) , i arkivuar me numër protokolli, përgatitur nga personat e autorizuar dhe nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Strugës, është kthyer mprapsht me një shpegim qesharak të gjoja intepretimit të Amandamentit të V të Kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe rregullores së parlamentit.
Arsyetimi, sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari gjeneral Zharko Denkoski, është i sëmurë.
‘’Në punën e kuvendit, gjuhë zyrtare është Gjuha Maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik. Deputeti, i zgjedhur, apo i emëruar si funksioner në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, të cilën e flasin të paktën 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, mundet të flas në atë gjuhë në seancat parlamentare si dhe në trupën e punës të kuvendit.
Deputeti, i cili flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, të cilën e flasin të paktën 20% të qytetarve në Republikën e Maqedonisë, materialet e kuvendit mund t’i pranojë në gjuhën e tij dhe shkrimin përkatës’’ – Citohet ndërkaq në dokument.
Kurse në fund na jepet porosia: “… është e nevojshme, që kërkesën ta dërgoni në Gjuhën Maqedonase dhe shkrimin e saj qirilik, sepse kërkesa është me nr. tuaj të arkivit 10-908 nga dt. 3 mars 2016 ju kthehet mrapsht’’
Pra, sipas të njëjtit, meqë Gjuha Maqedone është gjuha zyrtare në të gjithë territorin, Dokumenti që dërgohet drejt parlamentit duhet të jetë në maqedonisht. Sikurse shihet, Komuna e Strugës ka dërguar kërkesën zyrtare në dy gjuhë, në Gjuhën Shqipe dhe atë maqedonase. Pra, interpretimi se u dashka gjuha maqedonase nuk qëndron , sepse faktikisht është përdorur Gjuha Maqedonase.
Atëherë, mund të konstatojmë se e vetmja arësye pse dokumenti është kthyer mrapsht drejt Komunës së Strugës është Fobia ndaj Gjuhës Shqipe dhe bartësve të saj, shqiptarëve. Ky është një skandal, që na tregon se asgjë nuk ka ndryshuar prej vitesh. Mentaliteti fashist mbizotëron në një marrëdhënie shumë të ngrohtë mes VMRO-së dje BDI-së.” thuhet në reagimin e komunës së Strugës për ligjin e dygjuhësisë./Telegrafi/