Site icon Telegrafi

Komuna e Strugës e largon nga puna zyrtarin që dyshohet për ryshfet

Komuna e Strugës pas pranimit të informacioneve për dyshim mbi keqpërdorimin e detyrës suspendoi dhe ngriti procedurë diciplinore ndaj punonjësit në administratë, njofton TetovaSot.

Njëkohësisht, me vetëiniciativë, Komuna e Strugës vendosi të informojë policinë si dhe ngriti padi penale në prokurori ndaj punonjësitzyrtar me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe falsikimin e nënshkrimit të Kryetarit të Komunës. Personi i akuzuar në kohën në të cilën akuzohet ka pasur titullin e shefit të njësisë.

Sfrytëzojmë rastin të bëjmë thirrje tek të gjithë qytetarët, që në rast se shohin parregullsi nga ana e administratës së Komunës së Strugës, të paraqesin rastet pranë Komunës së Strugës ose organeve kompetente, përkatësisht policisë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Paditet i punësuari në komunën e Strugës, kishte kërkuar ryshfet prej 12.500 euro

Exit mobile version