Telegrafi

Komuna e Strugës dëshiron pesë vetura të reja

Vetëm tre muaj pas marrjes së pushtetit në Strugë, kryetari Ramiz Merko kërkon që të blej veturë zyrtare, në një kohë kur komuna e Strugës është ndër më të zhyturat në borxhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç veturës, që duhet të jetë e bardhë dhe sedan, të ketë rrota alumini, audio dirigjues në timon, senzorë për shi, erësim automatik të pasqyrave të brendshme, sistem navigimi të integruar dhe ulëse me stof lëkure, komuna kërkon të blejë edhe tre vetura tjera me karakteristika më të dobëta.

Në arsyetimin për këto blerje, komuna thotë se ka nevojë për blerjen e tyre, dhe për realizimin e këtij prokurimi publik parashihen rreth 100 mijë euro./Telegrafi/