Komuna e Strugës ka reaguar ndaj shkrimeve për tenderin prej rreth 100 mijë euro për blerjen e veturave zyrtare të komunës, njëra nga të cilat përmba karakteristika të posaçme.
Kjo komunë e arsyeton këtë veprim me aspekt joekonomik dhe keqpërdorim të veturave zyrtare, gjë që sipas tyre ka ndodhur në qeverisjen e kaluar komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeverisja e tanishme thotë se gjashtë veturat janë në situatë mjaft të keqe dhe se për këto vetura janë harxhuar më shumë se 150 mijë euro vjetore.
Pra, komuna konsideron se riparimi i veturave ekzistuese është më i shtrenjtë se blerja e të rejave, duke bërë të ditur se kanë marrë vendim që veturat e vjetra të dalin në ankand publik./Telegrafi/