Site icon Telegrafi

Gjobitet me 500 euro barnatorja në Skenderaj që rriti çmimet barnave

Pas përhapjes së coronavirusit, shumica e barnatoreve po e shfrytëzojnë të fitojnë nga ky rast që po tronditë vendin.

Kështu, disa nga barnatoret e vendeve të ndryshme kanë rritur dukshëm çmimet e tyre, ku edhe disa qytetarë janë ankuar për këtë gjë.

Pak minuta më parë kryetarit i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka thënë se barnatorja e cila ia rriti çmimin një pacienti, do të dënohet me 500 euro.

“Sapo mora informatën që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Jashari kërkon nga bizneset që të mos rrisin çmimet, por në vend të kësaj të tejkalojmë këtë sfidë.

Statusi i plotë:

Exit mobile version