Site icon Telegrafi

Planifikohet ndërtimi i shtatores për themeluesit e UÇK-së, në mesin e tyre edhe Sami Lushtaku

Komuna e Skenderajt planifikon ndërtimin e shtatores për shtatë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Për këtë komuna ka ndarë 50 mijë euro në buxhetin e vitit 2023.

Sipas planit, fotografia ku shihet komandanti legjendar Adem Jashari, Hamez Jashari, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura, do të skalitet në bronz.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se ideja ka ardhur për të jetësuar fotografinë e luftëtarëve të UÇK-së mbi shkëmb në fshatin Prelloc, pikërisht në vendin ku është bërë fotografia.

“Fotografia është bërë në fshatin Prellovc, tek shkëmbi i Prellovcit. Në atë foto është komandanti legjendar Adem Jashari, Hamez Jashari, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura. Në të njëjtin vend, do të bëhet skalitja në bronz. Për këtë projekt janë planifikuar 50 mijë euro dhe buxheti është publik”, ka thënë Nura.

Ndryshe, Sami Lushtaku ka qenë kryetar i Skenderajt, ndërsa aktualisht është nënkryetar i kësaj komune. /Telegrafi/

Exit mobile version