Site icon Telegrafi

Komuna e Skenderajt nxjerr në shitje 13 automjete, çmimi fillon prej 200 euro (Dokument)

Komuna e Skenderajt së bashku me disa institucione tjera komunale pritet t’i kenë disa automjete më pak. Kjo komunë, ka nxjerrë në shitje 13 automjete përmes ankandit publik, raporton ORAinfo.

Çmimi fillestar i shitjes së të gjitha automjeteve është caktuar të jetë 5 250 euro. Por, ky çmim mund të rritet varësisht nga ofertuesit e automjeteve.

Automjetet të cilat janë qitur në shitje janë jashtë përdorimit. Ajo çka bie në sy në këtë ankand publik është çmimi i lirë i automjeteve të nxjerra për shitje. Merced 250 i vitit 1986 ka çmimin fillestar prej vetëm 250 eurosh.

Çmimi më i shtrenjtë në këtë ankand publik është ai prej 1 000 eurove për Mercees Dajmler 500 i vitit 1984.

Në përshkrimin e ankandit publik thuhet se a automjetet qe janë jashtë përdorimit shiten në kushte “siç janë, ku janë”dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes.

Pjesëmarrës në blerjen e automjeteve mund të jenë të gjithë qytetarët e interesuar si personat fizik ashtu dhe ata juridik.

Ofertat për blerjen e këtyre automjeteve të interesuarit duhet t’i dorëzojnë jo më vonë se deri më 6 shkurt. /ORAinfo/Telegrafi/

Exit mobile version