Site icon Telegrafi

Komuna e Shtipit apelon për kujdes me zjarret në hapësirë

Në rajonin lindor gjatë ditëve të fundit janë djegur rreth 220 hektarë pyje. Zëdhënësi i Komunës së Shtipit, Dragan Ristov, në një konferencë për shtyp theksoi se për shkak të periudhës së thatësisë, djegia e pakujdesshme në rajonin e Shtipit kanë ndodhur disa zjarre, duke përfshirë edhe poligonin e Penushit ku u dogjën 50 hektarë pyje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pjesa më e madhe e zjarreve, sipas të punësuarve në Njësinë Teritorriale Kundër-zjarrit janë shkaktuar nga qytetarë të papërgjegjshëm, ndërsa një pjesë janë edhe rezultat i pakujdesisë. Ndërsa që të mund me sukses të intervenojmë dhe të parandalojmë zjarret apelojmë tek qytetarët të kenë kujdes në hapësira”, deklaroi Ristov.

Ai tha se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë festa, ku qytetarët dalin në natyrë dhe ndezin skarat. Për këtë arsye i rikujtoi qytetarët që bashkarisht të ndihmojnë në parandalimin e zjarreve./Telegrafi/

Exit mobile version