Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale “Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë” në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës.
Shoqata fillimisht u themelua në vitin 2016 dhe ka 40 anëtare që mirren me përpunimin e frutave të ndryshme të kultivuara, si dhe bimëve aromatike dhe çajrave.
Përmes një granti dhe përkrahjes këshillimore të ofruar nga projekti INTERDEV 2, shoqata do të funksionojë si një ndërmarrje sociale dhe do të zgjerojë kapacitetet e saj operacionale për të mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave.
Të pranishëm në ngjarje do të jenë Sh.T. Gernot Pfandler – Ambasador i Austrisë në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson – Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, dhe nënkryetari i komunës së Shtërpcës, z. Ivica Tanasijević. Projekti INTERDEV financohet bujarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim.