Komuna e Rosomanit do të jepë nga 3000 denarë kompenzim për secilin fëmijë të parë të lindur në këtë komunë. Vendimi është sjellë nga këshillëtarët e Këshillit të komunës në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani, kjo shumë ka qenë 1500 denarë, kurse nga shkurti e tutje, shuma dyfishohet. Qëllimi është që të stimulohet nataliteti në komunë. Për këtë masë, kryetari i kësaj komune, Stojançe Llazov, tha se vendimi është sjellë unanimisht.
Përndryshe, në komunën e Rosomanit, në nivel vjetor lindih 40 deri 60 fëmijë./Telegrafi/