Kryetari i komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski, së bashku me kryetarët e komunave të zonave kufitare, të cilët gravitojnë deri te Liqeni i Prespës së shpejti do të promovojnë një ofertë të përbashkët turistike dhe dokumentar për afirmimin e Prespës si atraksion turistik, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryetarit Gosharevski, në takim në Prespë, me përfaqësuesit e Asociacionit Evropian për punë territoriale-Helikas, janë marrë vesh për aplikim për fondet e BE-së.
“Në takim, mysafir tanë ishin Panajotis Pashalidis kryetar i komunës së Prespës, Lefteris Tapaloglu përfaqësues i komunës Kozhani, Janis Anastasiadis konsulent nga Selaniku dhe përfaqësues nga komuna e Manastirit, Vlladimir Kosturski. Pika kryesore në këtë takim ishte që me mjetet e fondeve evropiane, Prespa në kartën turistike të promovohet si rajon pa kufi, vizitorët e këtijë rajoni të kënaqen me bukuritë e Prespës nga zona e Maqedonisë, por edhe në atë greke dhe atë shqiptare, theksoi Gosharevski.
Qytetet në zonat kufitare së shpejti do të shpalosin një ofertë turistike me çka Prespa do të promovohet më shumë se në kufijtë e saja nga shtetet e rajonit. /Telegrafi/