Site icon Telegrafi

Komuna e Rasim Selmanajt shpenzon 97 mijë euro për servisimin e automjeteve (Dokument)

Komuna e Deçanit e cila udhëhiqet nga Rasim Selmanaj i AAK-së, do t’i shpenzojë plot 97 mijë euro vetëm servisimin e automjeteve zyrtare të kësaj komune.

Kjo komunë e cila është një nga Komunat më të vogla në vend, ka paraparë t’i servisoj automjetet zyrtare të Komunës, shkollave dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, shkruan ORAinfo.

Për këtë punë kjo Komunë madje ka kryer edhe procedurat e prokurimit.

Ky tenderë është proceduar pa pasur fare konkurrencë fare me vetëm një ofertë e cila madje është zgjedhur edhe fituese e tenderit.

Zyra e Prokurimit në komunën e Deçanit këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “Seferi -Mont” në tenderin për servisimin e automjeteve. /ORAinfo/Telegrafi/

Exit mobile version