Telegrafi

Komuna e Qendrës pas zgjedhjeve do të vendos për dorëzimin e pronësisë së monumenteve të “Shkupi 2014”

 

Vendimi i Këshillit të Komunës së Qendrës, me kërkesë të Qytetit të Shkupit, për transferimin e pronësisë dhe mirëmbajtjes së monumenteve të projektit “Shkup 2014”, do të presë që të përfundojnë zgjedhjet e prillit. Sipas kryetarit të Komunës Qendër, nuk ka mundësi ligjore të tjetërsimit të pronave shtetërore ose komunale në periudhën aktuale parazgjedhore.

“Gjatë fushatës zgjedhore, gjegjësisht kur shpallen zgjedhjet, nuk mund të merren vendime ligjore sepse bëhet fjalë për tjetërsim të pronës shtetërore ose komunale. Prandaj, meqenëse kemi një ligj të tillë, domethënë kemi një periudhë zgjedhore, seanca e Këshillit do të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të përmbushen kushtet, gjegjësisht kur zgjedhjet të mbarojnë”, tha kryetari Bogdanoviq, informon “Telma”.

Deklarata e Bogdanoviçit vjen pas deklaratës së djeshme të kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, i cili tha se ishte dërguar kërkesë Komunës Qendër për t’ia dorëzuar qytetit dhe pronësinë dhe mirëmbajtjen e monumenteve të “Shkupit 2014”, në mënyrë që disa prej tyre të zhvendosen, sepse mirëmbajtja e tyre kushton 500.000 euro në vit dhe opsionet ligjore janë duke u eksploruar për ta bërë këtë tani ose pas zgjedhjeve./Telegrafi/