Site icon Telegrafi

Komuna e Probishtipit do të përgatitë plan detal urbanistik për qendrën Ponikva

Komuna e Probishtipit ka filluar me përpilimin e Planit Detal Urbanistik të qendrës Ponikva me çka, Vetëqeverisja lokale do të ketë një dokument strategjik për realizim të mëtutjeshëm të aktiviteteve në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Miratimi i planit do të bëhet pas përfundimit të diskutimeve publike. Plani do të përfshijë 30 hektarë tokë për hotele, pushimore, objekte sportive, kampshtëpiza, si edhe objekte për veprimtari tjera.

Vetëqeverisja lokale do të reagojë ndaj kërkesave të investuesve dhe do të investojë në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme./Telegrafi/

Exit mobile version