Komuna e Probishtipit këtë vit do të investojë në zgjerimin e stacionit filtrues të ujësjellësit, por edhe vënien në funksion të disa stacioneve shtesë që të sigurohet ujë më cilësorë për disa fshatra dhe zonën industriale “Neokazi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i komunës, Toni Tonevski, thotë se që të zhvillohet Probishtipi është parapa që të zgjerohet një bllok i stacionit filtrues. Sipas tij, nga 75 litra për sekondë kapaciteti do të rrite në 100 litra për sekondë.
Ai gjithashtu tha se ky investim në ujësjellësin, si qëllim përfundimtarë ka sigurimin e ujit teknik për zonat insustriale, që do të jetë në shfrytëzim edhe për investuesti potencial të huaj dhe vendorë./Telegrafi/