Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton se tanimë ka përfunduar ekzekutimi i pagesave për biznese dhe OJQ, që kishin përfituar nga subvencionet e vitit 2020.
Këto mjete financiare nuk ishin transferuar për shkak të limitit bankar të shtetit dhe shkaku i gabimeve në dokumentacionet e dorëzuara për pagesë.
Kujtojmë se Komuna e Prizrenit kishte ndarë 1.1 milion euro subvencione me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe OJQ-ve të dëmtuara ekonomikisht për shkak të pandemisë COVID-19.
Tashmë kanë përfituar 1117 biznese dhe 65 organizata e individë, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/