Ka mjaftuar një postim në rrjetin social dhe Komuna e Prishtinës ka intervenuar.
Blendi Zymi ka postuar fotografi, se si në një pjesë të kësaj lagjeje, gjithmonë bëhet akulli dhe rrezikon qytetarët, si me makina si këmbësorët.
Kur ai postoi fotografinë, i përmendi edhe kryetarin Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin Dardan Sejdiun.
E ky i fundit reagoi menjëherë. I kërkoi adresën e saktë dhe pas pak orësh i tregoi se akulli u largu, e përveç kësaj, premtoi se do rregullohet edhe rrjedha e ujit tërësisht, shumë shpejt.
“Në momentin që krijohen kushtet klimatike do të intervenohet edhe në rregullimin e rrjedhjes së ujit!”, ka shkruar Sejdiu./ Periskopi/