Komuna e Prishtinës respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, po vazhdon të kujdeset për gjelbërimin e hapësirave publike.
Një gjë e tillë ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ku janë mbjellur lule në disa pjesë të kryeqytetit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtori i kësaj drejtorie, Gent Begolli përmes një postimi në Facebook.
“Vazhdojmë me gjelbërimin e qytetit, qytetarët e Prishtinës meritojnë përkushtim të tillë”, ka shkruar Begolli. /Telegrafi/