Telegrafi

Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë kurset e notit për fëmijët e klasave të para që janë pjesë e skemës sociale

Komuna e Prishtinës së shpejti do të fillojë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasave të para, të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se shpejt do të fillojmë me subvencionimin e kurseve të notit për fëmijët e klasave të para të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka thënë se investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithëpërfshirjen. /Telegrafi/