Javën e kaluar Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar subvencionimin e personave fizikë dhe juridikë, të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen endacak apo më shumë.
Por, në këtë vendim thuhet se në rast të shkeljeve të kontratës për adoptimin, përkujdesjen dhe mbajtjen e qenve gjoba e cila do të shqiptohet personit zyrtar është nga 1000 deri në 3000 euro.
Po ashtu, sipas vendimit të publikuar në web-faqen e Komunës bëhet e ditur se shuma e subvencionimit është 50 euro për secilin qen brenda muajit.
Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenve endacakë, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro. /Telegrafi/