Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës takon adaptuesit e qenve endacakë, diskutuan për disa çështje të rëndësishme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është mbajtur takimi me adoptuesit e qenve endacakë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me procesin e adoptimit dhe trajtimin e qenve endacakë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Kryeqyteti dhe adoptues të qenve, mes të cilëve u diskutua:

• Monitorimi i Kushtet e Trajtimit të Qenve: Komisioni verifikues, përfshirë Drejtorin Brestovci, do të vizitojë adoptuesit periodikisht për të siguruar se qentë po trajtohen në mënyrë humane dhe të denjë.

• Procesin e Adoptimit: Drejtori i Kryeqytetit, Bekim Brestovci, i njoftoi adoptuesit për procedurat e adoptimit të qenve endacakë dhe u theksua se është obligim kontraktual të njoftohen menjëherë për çdo shqetësim të shëndetit të qenve.

• Kushte të Duhura për Qentë në Familjet Adapatuese: U diskutua për nevojën që qentë të trajtohen dhe të vaksinohen rregullisht, si dhe për ruajtjen e kushteve të mira për shëndetin e tyre.

• Krijimi i Shoqatës së Adoptuesve: U propozua krijimi i një shoqate të adoptuesve. Kjo shoqatë do të ndihmojë në regjistrimin dhe mbështetje për adoptuesit.

Tutje, theksohet se kryeqyteti është angazhuar maksimalisht për trajtimin dhe mirëqenien e qenve endacakë.

“Ne po punojmë ngushtë me adoptuesit dhe shoqatat për të siguruar kushte të mira për qentë”, njofton komuna e Prishtinës./Telegrafi/

Exit mobile version