Pas fillimit të fazës së lehtë të lehtësimit të masave lidhur me parandalimin e COVID-19, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë një orar të ri për shpërndarjen e shujtave.
Komuna ka bërë të ditur se shujtat nga sot do të shërbehen prej orës 17:00 në dy lokacionet në Tophane dhe Aktash.
“Me fazën e tretë të hapjes dhe lirimin e qarkullimit, prej sot shujtat do të shërbehen prej orës 17:00 në dy lokacionet, Tophane e Aktash. Ju rikujtojmë që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale të personave që shërbehen me këto shujta. Shëndet për të gjithë dhe ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/