Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës shpërndan 50 banesa për familjet e kategorive të dala nga lufta

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se të premten janë shpërndarë 50 banesa për familjet e kategorive të dala nga lufta.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se banesat e ndara janë pronësi e komunës së Prishtinës.

“Përkujdesja për familjet në nevojë është pjesa më e mirë e shërbimit publik”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version