Komuna e Prishtinës, konkretisht drejtoria e inspekcionit, sot ka rrënuar disa mure ndarëse pa leje në lagjen Dardania.
Pjesët e rrënuara, inspekcioni thotë se janë ndërtuar pa lejen e komunës.
Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Drejtoria e Inspekcionit sot ka filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania.
Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve.
Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rendin ligjor dhe urdhëresat e inspektorëve.
Në të kundërtën, për çdo zhvillim të punimeve pa leje, rrënimi është i pashmangshëm!