Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës reagon ndaj mundësisë për përsëritje të balotazhit

Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi se Komisioni i Venedikut ka rekomanduar që të përsëritet balotazhi në Komunën e Prishtinës, në mes të kryetarit aktual Shpend Ahmetit të PSD-së, dhe kundër kandidatit të tij në zgjedhjet e fundit lokale, Arban Abrashit të LDK-së.

Mirëpo, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka mohuar këtë, duke e quajtur edhe presion të LDK-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“LDK me ‘fake news’, po i bën presion Gjykatës Kushtetuese. Lajmi për mendimin e Komisionit të Venedikut për balotazhin në Prishtinë është i pavërtetë. Është spekulim mediatik, si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, i sponzorizuar nga LDK e cila po vazhdon të sheh ëndrra fushate. Kjo tashmë u konfirmua. Do të ishte mirë që LDK të këndellet, të sheh kah e ardhmja, sado plagë që mund t’i ketë lënë e kaluara dhe veçanërisht humbja e Prishtinës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka thënë se presin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë konform vullnetit qytetar të shprehur më 19 nëntor 2017.

Komisioni i Venecias është Komision Evropian për Demokraci nëpërmjet ligjit, ndërsa opinioni i tij nuk është obligativ për Gjykatën Kushtetuese, gjykatë e cila pritet ta jap një vendim përfundimtar brenda ditësh.

Exit mobile version