Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve, Komuna e Prishtinës nesër do të fillojë procesin e deratizimit pranveror, eliminimit të brejtësve në rrjetin e kanalizimit, bodrumet dhe garazhet publike në lagjet e kryeqytetit.
Në një njoftim për media thuhet se procesi ka për qëllim zvogëlimin dhe mbajtjen nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë në rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
Gjatë procesit të deratizimit, qytetarët duhet t’i hapin dyert e bodrumeve dhe garazheve, në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm.
Deratizimi i garazheve nëpër lagje do të bëhet sipas këtij orari:
28 prill – 1 maj/ Lakërishte dhe Dardani
2 – 5 maj/ Ulpiana
6 – 9 maj/ Kodra e Diellit, Aktashi
11 – 12 maj/ Qendra e qytetit me garazha
13 – 14 maj/ Vellusha , Blloku I dhe II Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit
15 maj/ Trajtim plotësues
Orari i deratizimit të rrjetit të kanalizimit nëpër lagje:
28 prill / Sofali
29 prill/ Taslixhe
30 prill/ Velani
1 maj/ Kodra e Diellit (Zona Lindore)
2 maj/ Kodra e Diellit (Zona Qendrore)
4 maj/ Kodra e Diellit (Zona Perëndimore) & Aktashi
5 maj/ Lagjja e spitalit
6 maj/ Rruga për Gërmi dhe Rr. Gazmend Zajmi (ish Dubrovniku)
7 maj/ Rr. “Haxhi Zeka” (ish Proleterit) dhe rruga për Gërmi
8 maj/ Zona në mes rrugës Haxhi Zeka (ish Proleterit ) dhe Rr.Bajram Bahtiri
9 maj/ Kodra e Trimave ana e djathtë e rrugës Vëllezërit Fazliu
11 maj/ Kodra e Trimave nga ana e majtë e rrugës Vëllezërit Fazliu
12 maj/ Tophane dhe Arbëria
13 maj/ Ulpiana dhe Emshiri
14 maj/ Dardania dhe Lakrishtja
15 maj/ Qendra e qytetit.