Telegrafi

Komuna e Prishtinës publikon listën me bizneset përfituese për “Tregun e Fundvitit”

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën me bizneset përfituese për “Tregun e Fundvitit”.

Siç thuhet në njoftim, procesi ka qenë i hapur dhe transparent.

“Bizneset e përzgjedhura me procedurën e shortit i gjeni në listën në linkun më poshtë. Po ashtu gjeni dhe listën me emrat bizneseve të cilat kanë aplikuar me mjete lëvizëse, e të cilat nuk i janë nënshtruar procedurës së shortit , për shkak se nuk ka qenë numër i kufizuar për përzgjedhje në këtë kategori. Kriteret e përzgjedhjes kanë qenë vetëm t`i plotësojnë kushtet e publikuara në thirrjen publike”.

Listën mund ta gjeni duke klikuar KËTU . /Telegrafi/