Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës me projekte për ngritjen e transparencës

Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe luftimit të korrupsionit Komuna e Prishtinës ka lansuar sot tri projekte të cilat janë realizuar në bashkëpunim me UNDP.

Dy aplikacionet pjesë e këtij projekti janë “E-rekrutimi”, përmes të cilit qytetarët do të aplikojnë online për vende të lira të punës. Aplikacioni “E- shpenzimet”, është aplikacion për telefoni mobile dhe në të do të paraqiten të gjitha shpenzimet e bëra nga komuna.

Ndërsa, tabelat informuese dhe broshurat do të bëhen me qëllim të informimit të qytetarëve se ku mund t’i kryejnë shërbimet e tyre.

Marta Gazideda nga UNDP tha se këto projekte do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit.

E këtë projekt si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar edhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Muhedin Nushi, i cili tha se qytetarët do të informohen për çdo gjë, prandaj edhe do luftohet korrupsioni, falë transparencës. /Telegrafi/

Exit mobile version