Komuna e Prishtinës ka pranuar sot gjashtë kamionë të rinj për KRM “Pastrimi”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur këtë investim të rëndësishëm.
“Sot bëmë pranim-dorëzimin e gjashtë kamionëve të rinj për KRM “Pastrimi”! Ky investim i rëndësishëm do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të rrisë efikasitetin e shërbimeve të pastrimit në kryeqytet”, thotë Rama.
Tutje, ai ka pohuar se qytetari dhe mirëqenia mbeten prioritet./Telegrafi/