Bazuar në Ligjin për Kryeqytetin, Komuna e Prishtinës ka përfituar një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% të grantit të përgjithshëm.
Për vitin 2023 Komuna e Prishtinës përfituar grant shtesë prej 15,312,600 euro nga granti i përgjithshëm për komuna.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Pushtetit Lokal.
“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi në tryezën e organizuar nga DEMOS ka diskutuar me akterët relevantë lidhur me Ligjin për Kryeqytetin, nivelin e zbatimit dhe efektet e arritura”, thuhet në njoftimin për media.
“Gjatë kësaj tryeze Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Komuna e Prishtinës të shfrytëzojë mundësitë buxhetore që të ofrojë projekte dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës”. /Telegrafi/