Telegrafi

Komuna e Prishtinës për 24 orë, 28 raste me coronavirus

Në komunën e Prishtinës për 24 orë janë shënuar 28 raste me coronavirus.

Prej tyre, 27 janë në qytet ndërsa një në fshatin Mramor.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976. /Telegrafi/