Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ditën e mërkurë rruga “Agim Ramadani”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut.
Në njoftim thuhet se segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut prej orës 08:00 – 12:00, transmeton Telegrafi.
Komuna e Prishtinës bën të ditur se gjatë kohës sa rruga do të jetë e mbyllur do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor./Telegrafi/