Telegrafi

Komuna e Prishtinës njofton për punime në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Për shkak të punimeve, të shtunën e datës 14 prill do të jetë i mbyllur shtegu i parë i rrugës “Femi Lladrovci” në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar përmes një kumtese për media Komuna e Prishtinës.

“Pas dëmtimeve të shtresës së asfaltit në rrugën “Fehmi Lladrovci”në kryeqytet, Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave është e detyruar që të intervenojë për ta bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge, në të dy shtigjet (nga Rrethi i Flamurit, deri tek rrethi i spitalit)”, thuhet në njoftim, përcjell KosovaPress.

Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër. Rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve. /Telegrafi/