Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës njofton për dëmet që i ka shkaktuar shiu

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut që ka rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot, janë shkaktuar disa probleme në disa pjesë të qytetit.

Në njoftimin e bërë thuhet se, ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje, transmeton Telegrafi.

Komuna e Prishtinës, kërkon nga qytetarët që për çfarëdo emergjence të thërrasin në numrat të cilët janë pa pagës: 080012233, 080012244.

Reshjet e shumta kanë vështirësuar komunikacionin, shiu ka arritur të depërtojë edhe në sallat e Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

Ndryshe, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë celsius. /Telegrafi./

 

Exit mobile version