Komuna e Prishtinës ka filluar shpërndarjen e faturave tek qytetarët për inkasimin e të hyrat për menaxhimin e mbeturinave.
Komuna nëpërmjet një njoftimi thotë se si rrjedhojë qytetarët do ta paguajnë këtë shërbim në Komunë, e jo më në kompani siç ka ndodhur më parë.
“Ky është hapi i parë por tejet i rëndësishëm në kuadër të reformave që do të ndodhin për Prishtinën e pastër, në çdo lagje e në çdo fshat. Së shpejti, Komuna do ta bëjë planin e ri aksional dhe logjistik për mbledhjen e mbeturinave, që do të ndikojë në përmirësim të dukshëm të shërbimit. Ky plan do të jetë gjithëpërfshirës, me ç’rast do të zgjerohet rrjeti i operimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/