Telegrafi

Komuna e Prishtinës nesër mban seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Kuvendi Komunal i Prishtinës nesër do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.

Pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Seanca do të nis në orën 11:00.

Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar në bazë të një fletë-arresti serb, ndërsa më pas nga Gjykata e Colmarit është liruar me kusht.

Shqyrtimi i dosjes së dorëzuar nga Serbia për ekstradim të Haradinajt në Serbi, do të bëhet të enjten më 9 shkurt, kur edhe pritet lirimi dhe ktjimi i tij në Kosovë.