Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për ngrohje përmes energjisë solare

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Termokosin dhe KFW Kosovo kanë nënshkruar marrëveshjen për instalimin e paneleve solare.

Nga ky projekt parashihet që të përfitojnë dy lagje të Prishtinës, Tophane dhe Arbëria, e që më vonë do të shikohet edhe për lagjet e tjera.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është projekti i parë i këtij lloji në rajon dhe i dyti në Evropë, pas Danimarkës.

“Kemi bërë një kapërcim nga standardet e vjetra në energji të ripërtërishme. Jemi në bashkëpunim të plotë me vizionin e Evropës për vitin 2030. Pra, Prishtina është në atë vijë të planifikimit evropian”, ka thënë Rama.

Tutje, ka shtuar se “nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin”. /Telegrafi/

Exit mobile version