Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës ndryshon orarin e shërbimit të shujtës

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndryshuar orarin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, për të frenuar përhapjen e coronavirusit në Kosovë.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, edhe Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndryshohet orari i shërbimit të shujtave.

Lexo po ashtu Coronavirusi, Qeveria vendos që kufizimi i qarkullimit të qytetarëve të jetë prej orës 17:00 deri në 06:00

Nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë, shujtat nga Komuna e Prishtinës do të shpërndahen nga ora 12:00 në dy lokacione, Tophane dhe Aktash.

Komuna e Prishtinës e ka bërë të ditur këtë përmes një njoftimi ku ka theksuar se është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale gjatë kohës kur shërbehen shujtat.

“Shëndet për të gjithë dhe ju faleminderit për mirëkuptimin. Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version