Site icon Telegrafi

Komuna e Prishtinës ndan 5 milionë euro, ndihmohen bizneset që pësuan humbje nga pandemia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Kuvendi i Komunës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimi për themelimin e fondit për grante të bizneseve të vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milionë euro, si ndihmë për humbjet e pasuara nga pandemia COVID-19.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook, ka thënë se aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga COVID-19.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë.

Falemnderit asambleistëve për voten për! #prishtina”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version