Komuna e Prishtinës, për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit ka ndarë nga buxheti i saj rreth 40 mijë euro.
Erzen Vraniqi, nga zyra për informim e Komunës së Prishtinës, ka thënë për Telegrafin se nga 40 mijë eurot, 10 mijë prej tyre do të shpenzohet për dekorimet në dy bredhat – njëri në sheshin Skënderbeu dhe tjetri në sheshin Zahir Pajaziti.
“Rreth 30 mijë do të ndahen për ndriçimin e rrugëve dhe shesheve, derisa ndriçimi i kryeqytetit ka filluar dje dhe do të përfundoj javën e parë të dhjetorit”. /Telegrafi/.