Komuna e Prishtinës apo më saktë Drejtoria e Sportit ka konfirmuar se sot (e mërkurë) kanë ndarë 20 bursa me nga 1000 euro për 20 shpresa të sportit.
Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se kanë ndarë 20 bursa për 20 shpresa të sportit në kryeqytet.
Drejtori për Sport, Granit Rugova, këtë njoftim e bëri me anë të profilit të tij privat në Facebook, duke konfirmuar se të rinjtë kanë përfituar bursë prej 1000 eurosh. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe faqja zyrtare.
Postimi pa ndërhyrje i Granit Rugovës
Sot, në ambientet e Komunës së Prishtinës, kemi pritur 20 të rinj e të reja, të cilët janë shpresat e sportit të kryeqytetit.
Për të stimuluar punën dhe angazhimin e tyre, por edhe për të ju dëshmuar se si Drejtor i Sportit do të jem afër tyre në secilin hap drejt ndërtimit të një karriere prej kampioni, u kemi ndarë secilit bursë vjetore prej 1 mijë eurosh.
Si ish-sportist, e di dhe e kuptoj rëndësinë e mbështetjes për të cilën ka nevojë një i ri ose e re në fillet e karrierës. Prandaj, të gjithë këta, por jo vetëm këta, edhe shumë e shumë sportistë të tjera të ri të Prishtinës, në rrugëtimin e tyre për të prekur majat e sportit do të më kenë krahë në çdo moment.
Urime dhe shumë suksese, kampiona.
PRISHTINA, qytet i SPORTIT.
/Telegrafi/