Komuna e Prishtinës, me urdhëresë të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Kjo ndalesë sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, vlen nga data 30 dhjetor 2016, deri më 3 janar 2017.
Në vendimin e Komunës së Prishtinës thuhet se personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumë prej 100 euro.