Telegrafi

Komuna e Prishtinës merr vendim për ndryshimin e emrit të rrugës “A” në “Xhim Xhema”

Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndryshimin e emrit të rrugës A, duke emëruar atë me ermin e heroit Xhim Xhema.

Propozimin për ndryshimin e emrit e bëri kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se Xhema është një hero kombëtar i kohërave tona moderne.

“Desha të propozoj emërimin e rrugës A në emër të heroit tonë Xhim Xhema. Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoftë si Xhim Xhema”, tha Rama.

Ky propozim mori 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/